Nëna Sulltaneshë: Ju tregoj sekretet e rinisë së përjetshme

Mar 30, 2013 | 16:05
SHPËRNDAJE

“Edhe kur bëj pazarin unë dua të dukem bukur, dua të di se çfarë të  vesh në momente të ndryshme”, kështu thuhet të ketë filluar bisedën për revistën e famshme “Vogue” edicioni turk, aktorja e njohur Nebehat Cehre apo, e njohur si Valide Sulltan te seriali “Sulejmani i madhërishëm”. Elegante dhe shumë e bukur krahas moshës që ka, ajo vazhdon të jetë aktive në jetën publike. Bën jetë nate dy herë në javë, punon vetëm dy ditë e ditët e tjera ia jep vetes pushim.
A ekziston ndonjë veshje pa të cilën nuk mund të dalësh jashtë?
Po, unë mendoj se nuk mund të jetoj pa pantallona të mëndafshta dhe atlete. Kam dëshirë që kur të dal jashtë, të jem shumë komode.
Ndiqni trendet e modës apo vizitoni shtëpitë e dizajnerëve?
Ka akoma gjëra në dollapin tim që janë të vjetra, por që unë i vesh dhe bëj kombinime të ndryshme. Ndonjëherë ndodh që kur miqtë e mi të vijnë tek unë të shohin gjithë atë garderobë që kam dhe të më pyesin pse nuk i nxjer në treg për t’i shitur ato që i kam të tepërta. E gjithë kjo hallakamë bëhet për shkak se unë kur dal në qytet apo për shopping, gjërat që më pëlqejnë menjëherë i blej dhe nuk pres as një minutë. Ndodh që veshjet të jenë edhe të lira, por edhe marka të njohura.
Si keni arritur ta mbani trupin tuaj në formë?
Në të kaluarën kam përdorur lloj-lloj trajtimesh, kam luajtur tenis dhe kam konsumuar shumë kungull. Por më pas e kam ndërprerë këtë ritëm. Një herë në javë unë konsumoj mish, peshk, perime dhe sallata të ndryshme.
Si arrini të hiqni qafe ritmin e tepruar intensiv të punës?
Unë punoj dy ditë në javë, gjithmonë qëndroj e lirë tri-deri në katër ditë. Një ose dy net po shijoj jetën e natës dhe këtë gjë e konsideroj si parimore tek unë…
Mendoni se më e rëndësishme është pamja natyrale sesa ajo artificiale?
Në mëngjes kur zgjohem, gjëja e parë që bëj është se pastroj fytyrën e më pas e lë të thahet. Ndodh ndonjëherë rrallë që t’i vë një krem të cilin e përdor një herë në javë vetëm si provë. Sigurisht që natyralja e ka hijeshinë e saj…
Në serialin “Sulejmani i madhërishëm” keni pasur veshje shumë madhështore të shekullit, do kishit dashur të keni edhe një rol tjetër të ngjajshëm?
E gjitha është bërë me një ekip shumë kompetent, ata e dinë se çfarë  mund të më shkojë mua për shtat dhe sigurisht, bazuar në rolin që kam pasur. Në këtë rol që kam pasur, kam veshur rroba të cilat ndoshta edhe do i kisha ëndërruar në jetën time që t’i kem.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura