“Negociatat për dorëzimin e dorëshkrimit të Kadaresë në Arkiv”

Sep 30, 2012 | 12:12
SHPËRNDAJE
Nexhmije Hoxha

Padia e shkrimtarit ndaj Nexhmijes për origjinalin e “Dimrit të Madh”

“Dorëshkrimi i Kadaresë, Teuta Hoxha dha fotokopjen”

Juristja e Arkivit në Gjykatë: Dorëzimi, pas negociatave.

Teuta Hoxha, nusja e familjes së diktatorit Enver Hoxha, ishte një frekuentuese e shpeshtë e Arkivit të Shtetit, ku ka dorëzuar një fotokopje të dorëshkrimit të romanit të Ismail Kadaresë, “Dimri i Madh”. Për shkak të marrëdhënieve me arkivin, përmes saj, ky institucion arriti të “shtijë në dorë” në vitin 2011 një kopje të dorëshkrimit të romanit “Dimri i vetmisë së madhe” të shkrimtarit Ismail Kadare. Ky dorëshkrim është bërë shkak i një konflikti gjyqësor mes Ismail Kadaresë dhe të vesë së diktatorit. Ky fakt u bë i ditur në seancën e fundit të shqyrtimit gjyqësor të padisë së shkrimtarit kundër Nexhmije Hoxhës nga ana e juristes së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Majlinda Tosku.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura