Neda nuk heq dorë nga zakoni i të shkruarit nëpër mure

Apr 30, 2011 | 13:01
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, janë mbushur katër muaj nga njohja e tyre dhe kanë dashur ta kthejnë në një ditë të pazakontë. E kemi fjalën për Nedën dhe Ogrenin, dy nga ish-banorët e “Big Brother 4”. Dihet tashmë se menjëherë pas daljes nga shtëpia, ata kanë konsoliduar mjaft lidhjen mes tyre, duke kaluar pushime së bashku e duke njohur edhe familjet respektive. Në ditën kur mbusheshin fiks katër muaj, Neda i ka bërë një surprizë të veçantë Ogrenit, ka shkruar tek muri pranë shtëpisë së tij fjalinë “Gjithmonë bashkë”. Kjo është një sjellje tashmë e njohur e Nedës  për të gjithë ata që kanë ndjekur “Big Brother”. Neda ka shumë dëshirë që ndjenjat t’i shprehë duke shkruar ku të mundet, në xhama, pasqyra, mure. Madje, për këtë zakon të saj është sulmuar edhe nga disa prej ish-banorëve. Ermela shpesh i thoshte se shkrime të tilla i kishin bërë që shtëpia t’i dukej si konvikt.
Në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat, duket sikur shumë gjëra bëhen edhe si ekzibicione për të rënë në sy, por fakti që Neda vazhdon ta bëjë edhe jashtë shtëpisë, tregon se ajo me të vërtetë ndihet mirë kur shprehet edhe në këtë formë. Përveç kësaj, Neda ka lajmëruar fansat  në Facebook, se sapo ka filluar të shkruajë librin e saj, ku jeta e izoluar brenda “Big Brother” dhe dashuria me Ogrenin do të jenë tema kryesore. Ndërkohë, çifti vijon të bëjë jetën të veçuar nga pjesa tjetër e grupit me të cilin ndanë eksperiencën e tre muajve bashkëjetesë brenda shtëpisë së “Big Brother”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura