Në takimin e Lulzim Bashës, pjesmarrës shumë mjekë mbështetës të Ramës

Apr 30, 2011 | 12:27
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, kandidati për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, bëri një takim me profesorët dhe mjekët  më të njohur të QSUT-së dhe punonjës të shëndetësisë së kryeqytetit. Natyrisht, deri këtu gjithçka është normale, pasi takimet e Bashës me grupet e interesit kanë qenë më se të zakonshme në ditë fushate. Por, ajo që na u duk e çuditshme, ishte prezenca e shumë mjekëve në atë takim, të cilët më parë janë parë në krah të Edi Ramës si individë të njohur për prirjet e tyre të majta. Me sa duket, pjesëmarrja e tyre në takimin e kandidatit Basha për të mësuar më shumë mbi planet e tij dhe reformat në shëndetësi, por edhe më gjerë, tregon se ata si intelektualë po kërkojnë alternativa të tjera, tashmë jo vetëm në fushën ku shërbejnë, por edhe thjesht si qytetarë të metropolit të madh dhe problematik të Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura