Në Suedi, taksitë ofrojnë edhe “terapi psikologjike”

Oct 31, 2014 | 13:17
SHPËRNDAJE

“Për te stacioni i trenit, ju lutem. Dua edhe terapi!”. Në Stokholm, në bazë të kërkesës, në taksi vjen një psikolog në ndenjësen e pasme. Suedezët kanë nevojë për një “masazh shpirti” për të ndihmuar ata që të kalojnë sa më mirë sezonin e errësirës, transmeton “Telegrafi”. “Dimri është i vështirë për shumë njerëz”, thotë psikologia Mia Fahlén. Së bashku me dy kolegë, ajo dëshiron të shpëtojë suedezët – me terapi në udhëtimet me taksi. “Për të shkuar te një psikolog për shumë suedezë është një hap i madh”, thotë ajo. “Një masazh brenda në taksi, do të ishte shumë më e lehtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura