Në kërkim hajduti me burka

Jun 30, 2011 | 10:50
SHPËRNDAJE

Një burrë vishte veshjen tradicionale myslimane, burkën, dhe më pas kërcënonte me një thikë pronarët e lokaleve apo dyqaneve për t’iu marrë paratë. Burri, i cili udhëtonte nga dyqani në dyqan, merrte sasi “të nevojshme” parash dhe u filmua në aksion në Dunstable, Bedfordshajër, Britani. I mbuluar nga koka të këmbët, njëlloj si një grua konservatore islamike, ai fillimisht ka sulmuar dy gra për t’i marrë paratë. Ai mbante edhe një çadër, por nuk është zbuluar nëse kjo ishte funksionale për të fshehur ndonjë armë tjetër apo është përdorur për të kërcënuar kalimtarët dhe shitësit. Agjentët në Britani thonë se është shumë e vështirë që ata ta identifikojnë, sepse nuk mund të ndalojnë gratë islamike dhe t’i kontrollojnë nën burka. “Është një çështje shumë delikate. Prandaj ai ka zgjedhur pikërisht këtë veshje”, janë shprehur policët britanikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura