Në gjyq, trafikantët e balerinave

Jul 29, 2011 | 15:00
SHPËRNDAJE

Tri vajza të rrëmbyera në Lezhë dhe Elbasan kanë shpëtuar nga
trafikimi në Kosovë, pasi njëra prej tyre kuptoi në kohë planet
e tutorëve. Rrëmbyesit dhe shfrytëzuesit e tri vajzave janë shtetasit Zylyftar Tare, Ilir Saraçi, Agron Sinani dhe Kudusi Oka, të akuzuar se kanë kryer veprat penale “trafikim i femrave” dhe “trafikim i të miturve”. Dosja penale ndaj tyre është dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda
në Tiranë, ku pritet të fillojë procesi gjyqësor për trafikimin e tri vajzave, njëra nga të cilat në moshë të mitur. Vajzat e dëmtuara janë
shtetaset me iniciale M.H, R.H dhe J.U. Ato janë njohur me të akuzuarit të cilët në korrik 2010, u kanë premtuar atyre se do t’u gjeni n punë si
balerina dhe këngëtare në lokale të ndryshme në Kosovë. Në korrik të një viti më parë, tri vajzat kanë ardhur në Tiranë nga Lezha dhe Elbasani
për të gjetur punë. Pasi kanë mbërritur në Tiranë, ato kanë njohur të akuzuarin Ilir Saraçi, kurse më vonë janë prezantuar edhe me të akuzuarin
tjetër Agron Sinani.

Për disa kohë, dy djemtë kanë dalë me dy vajzat, ndërsa më pas, në Tiranë ka ardhur edhe e mitura me iniciale J.U, e cila
u largua nga banesa pa lejen e prindërve. Saraçi dhe Sinani, pasi kanë mësuar se vajzat nuk kishin ku të rrinin, kanë hyrë në kontakt me të
akuzuarin Kudusi Oka, duke i kërkuar të gjente një banesë. Ky ka folur me mikun e tij Zylyftar Tare, pasi e dinte se ai jetonte vetëm në shtëpi.
Vajzat kanë rënë dakord të vendosen në këtë banesë ndërkohë që, nisur nga ky moment, katër djemtë kanë nisur presionin dhe përpjekjet
për shfrytëzimin e vajzave. Ata u kanë premtuar vajzave se mund t’i dërgonin në Kosovë dhe t’u garantonin një jetë më të mirë duke punuar si
balerina dhe këngëtare, duke korrur fitime teksa kërcenin dhe këndonin në lokale të ndryshme. Në një moment, sipas akuzës, shtetasit Ilir Saraçi
dhe Agron Sinani kanë tentuar t’i nisin vajzat për në Kosovë me autobusin e linjës. Në këtë kohë, vajza me iniciale R.H, mësohet se i ka dëgjuar djemtë teksa flisnin për planin e trafikimit.

Vajza u ka treguar dy shoqeve të tjera gjithçka kishte dëgjuar sapo kanë hipur në autobus. Të gjendura në këtë situatë frike, tri vajzat kanë nisur të bërtasin në autobus. Ato kanë folur me zë të lartë, duke thënë se do të thërrisnin policinë dhe më pas kanë zbritur nga mjeti. Të akuzuarit kanë shkuar menjëherë aty, i kanë marrë vajzat dhe i kanë dërguar tek banesa e Zylyftar Tares. Më pas, ndërsa i mbanin vajzat në shtëpi, sipas hetimeve, ata kanë kane kryer marrëdhënie seksuale me to kundër dëshirës së tyre. Sipas akuzës, vajzat gjatë kësaj kohe janë rrahur, kërcënuar e keqtrajtuar fizikisht. Më pas,
vajzat janë futur në punë në tri lokale të ndryshme në Tiranë, ndërsa gjithë paratë që ato fitonin janë përvetësuar nga të akuzuarit Zylyftar
Tare dhe Kudusi Oka. Sipas hetimeve, gjatë gjithë kohës vajzat mbaheshin nën kontroll në veprimet që kryenin, tutorët e tyre nuk i lejonin të
flisnin në telefon dhe, po ashtu as të largoheshin të pa shoqëruara.
Në mënyrë të fshehtë njëra nga vajzat ka njoftuar një të afërm, duke i
treguar gjithçka po ndodhte. Në korrik 2010, Policia e Shtetit ndërhyri tek banesa në Linzë ku mbaheshin vajzat dhe arrestoi tre nga tutorët, i
katërti u ndalua më pas.                       TRAZHGIM SOKOLAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura