“Ndryshimet e para sollën shqetësime shumë legjitime”, Presidenti Meta flet për shtrëngimin e masave në Kodin Penal dhe komunikimet me Ramën

Apr 15, 2020 | 22:06
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar ndryshimet në Kodin Penal që pritet të votohen nesër në seancën e parë parlamentare, që pas shpërthimit të koronavirusit në vend.

ilir meta5

Kreu i Shtetit tha se ndryshimet në Kodin Penal janë diskutuar edhe sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Teksa tha se ndryshimet e para kanë sjellë mjaftë shqetësime dhe shumë kanë qenë të drejta dhe legjitime, Presidenti theksoi se ka pasur procese bashkëpunimi edhe pjesëmarrësit e tjerë kanë ndarë të njëjtin mendim me të se deri në fund duhet të realizohen qëndrime që nuk bien ndesh me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndryshimet në Kodin Penal. Duhet të presim derisa parlamenti të përmbyllë punimet dhe të shprehë këto ndryshime. Ndryshimet e para të bëra publike kanë sjellë mjaftë shqetësime dhe shumë kane qenë të drejta dhe legjitime. Nuk dua të paragjykoj qëllimet, sikur janë frikësuese ndaj qytetarëve sepse përballimi i një situate nuk kaq qenë i parashikuar në kodin penal dhe në këtë drejtim mendoj se nuk duhet të synohet për ta përdorur këtë situatë për të shkelur të drejtat e qytetarëve, por për të ndëshkuar ata persona që me ndërgjegje krijojnë shqetësim.

E rëndësishme është që ka pasur procese bashkëpunimi, shkëmbime mendimesh, idesh dhe kam shprehur qëndrimin tim dhe kanë rënë dakord edhe pjesëmarrësit e tjerë që deri në fund duhet të realizojmë qëndrime që nuk bien ndesh me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Është e rëndësishme që reflektimet të vazhdojnë deri në minutën e fundit”, u shpreh Presidenti.

I pyetur nëse ka komunikuar me kryeministrin Edi Rama këto ditë, Presidenti Meta u shpreh: “Po. Që nga dita e parë që kam hyrë në institucion e deri tani unë komunikoj çdo ditë me qeverinë dhe të gjitha institucionet në të gjitha format dhe mënyrat. Në format zyrtare, publike, formale dhe informate”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura