Ndodh shkëputja më e madhe e ajsbergut në 50 vitet e fundit, shkencëtarit flasin për rreziqet e globit

Oct 2, 2019 | 15:27
SHPËRNDAJE

Një ajsberg gjigant është shkëputur nga Antarktida, dukuri e rrallë kjo, e cila është  vëzhguar nga shkencëtarët që prej viteve 2000 kur dha krisjet e para.

Kjo shkëputje është cilësuar si me e madhja në 50 vitet e fundit, me një madhësi prej 1636 kilometra katror.PRC_87872434

Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme jo vetëm për Antarktidën, por edhe për debatin e ngrohjes globale në përgjithësi. pasi ky bllok akulli njihet si i treti më i madh në Antarktidë, dhe një kanal gjigant kullimi për ujërat e lëvizshëm të kontinentit.

Edhe pse është i stërmadh, lëvizja nuk ka për të ndikuar gjë në nivelin e detit, sepse akulli ka qenë në ujë që përpara dhe thjesht ka ndryshuar pozicion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura