Ndeshjet e trukuara, 7 të arrestuar në Hungari

Jun 30, 2011 | 11:09
SHPËRNDAJE

Shtatë persona janë arrestuar në Budapest në kuadër të një hetimi mbi ndeshjet e trukuara të futbollit ndërkombëtar. Bëhet fjalë për tre futbollistë, aktivë apo të tërhequr, dhe katër arbitra në aktivitet. Akuza është për tentativë të trukimit të gjashtë ndeshjeve, në katër raste me sukses. Kjo gjë ka tronditur futbollin hungarez, duke bërë kështu që federata të vihet në lëvizje krahas prokurorisë për zbardhjen sa më parë të këtij skandali, me idenë e heqjes totale të përgjegjësisë nga ana e saj. Ndërkaq, zëdhënësi ka saktësuar se ndeshjet kanë lidhje me skuadrat e Finlandës, Hungarisë, vendet e Amerikës Jugore dhe se mund të ketë arrestime të reja. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një skandal trukimesh plasi në Greqi, ku 4 presidentë klubesh akuzohen për vënie bastesh. Madje Olimpiakosi rrezikon seriozisht të bjerë nga kategoria, nëse presidenti i vet, Vangjeli Marinaqis, do të dalë fajtor nga ky hetim i prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura