Ndeshjet e kombëtares luhen në “Qemal Stafa”

May 31, 2012 | 21:02
SHPËRNDAJE
Basha gjate takimit

TIRANE- Ndeshjet e kombëtares shqiptare do të vazhdojnë të luhen në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa’.

Garancia është dhënë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili ka ofruar zgjidhje gjatë takimit që ka patur me përfaqësuesin e Komitetit të Sigurisë dhe stadiumeve në  UEFA, Jean-Francois Crucke, Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit

Gjatë këtij takimi është ofruar zgjidhja  për vazhdimin e ndeshjeve në stadiumin kombëtar në parametrat dhe standardet e vendosura nga UEFA.

Në njoftimin e Bashkisë së Tiranës, thuhet se zgjidhja e ofruar është mirëpritur nga i dërguari i UEFA-s .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura