Ndërtuan rrugën duke i ndryshuar rrjedhën lumit Shkumbin, arrestohet një 65-vjeçar, nën hetim një tjetër

Jul 25, 2021 | 19:27
SHPËRNDAJE
lumishkumbin
Foto ilustruese

Një 65-vjeçar u arrestua nga policia e Peqinit pasi ndërtoi një rrugë për hedhjen e inerteve duke i ndryshuar rrjedhën lumit.

Në pranga ka rënë 65-vjeçari me iniciale E.M. banues në fshatin Karinë. Nën procedim është vendosur dhe një 60-vjeçar me iniciale D.Z. banues në Peqin.

Sipas policisë, ata kishin ndërtuar rrugën në fshatin Bishqem Fushë duke i ndryshuar rrjedhën lumit Shkumbin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin,  arrestuan në flagrancë shtetasin:  E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura