Ndërtimet pa leje, Policia: 313 raste, numri më i madh në Tiranë. 315 persona të proceduar

Aug 30, 2014 | 12:43
SHPËRNDAJE

Aksioni kunder ndertimeve pa leje numeron deri tani 313 raste te evidentuara dhe 315 persona te procedura penalisht.

Sipas Policise se Shtetit, në përmbushje të detyrave institucionale dhe të objektivave të vendosur, në mbrojtje të territorit dhe të mjedisit, prej 5 ditësh po vijon zbatimin e masave të posaçme në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor.

“Për 28 autorë është marrë masa e arrestit në flagrancë, 278 prej tyre janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme janë shpallur në kërkim”- njofton Policia e Shtetit.

Sipas saj, strukturat e policisë po vijojnë me të njëjtin intensitet, ditë pas dite, kontrollin e territorit, ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë evidentuar 82 ndërtime të paligjshme dhe janë proceduar penalisht 83 persona autorë të këtyre ndërtimeve abuzive, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë.

“Numri më i madh i këtyre ndërtimeve të paligjshme është evidentuar në qarqet Tiranë me 82 raste të evidentuara deri në këto momente, Durrës 49 raste, Elbasan 40 raste, Fier 31 raste të ndërtimeve pa leje etj”- theksohet ne njoftim.

Policia ben me dije se ky operacion i ndërmarrë nga strukturat e Policisë së Shtetit do të vijojë me të njëjtin angazhim dhe vendosmëri, me qëllim goditjen e parandalimin e krimit mjedisor, veprave penale që cënojnë rregjimin e tokës dhe në mënyrë të veçantë të ndërtimeve abuzive, si dhe përballjen me drejtësinë të të gjithë atyre individëve që janë përfshirë në një aktivitet të tillë kriminal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura