Ndërtimet pa leje, Llalla qarkore prokurorëve

Sep 30, 2014 | 9:21
SHPËRNDAJE

“Panorama” shkruan sot se qytetarët që kanë kryer ndërtime pa leje do të përballen me gjykatën, pavarësisht faktit nëse kanë aplikuar për legalizimin e objektit apo jo.

Drejtoria e Studimeve dhe Legjislacionit në Prokurorinë e Përgjithshme ka shpërndarë dje një qarkore për prokuroritë e të gjitha rretheve në vend. Qarkorja, e cila është firmosur edhe nga prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, kërkon që prokuroria të ndjekë penalisht për ndërtim të paligjshëm çdo person që ka ndërtuar pa leje.

Dokumenti, të cilin çdo prokuror në vend e ka gjetur dje në tavolinën e punës, është i detyrueshëm për zbatim. Qarkorja është hartuar kohët e fundit pas disa shqetësimeve që kanë të bëjnë me qëndrime të ndryshme të mbajtura në lidhje me ndërtimet pa leje. Më konkretisht, në disa raste pronarët e ndërtimeve pa leje që kanë aplikuar për legalizim para konstatimit të faktit, shpeshherë i kanë shpëtuar ndëshkimit penal. Qarkorja e shpërndarë dje nga Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë dhe rrethe kërkon pikërisht unifikimin e praktikës në trajtimin e këtyre çështjeve.

QARKORJA

Dy janë përcaktimet kryesore të qarkores së shpërndarë dje në të gjitha prokuroritë e vendit. Përcaktimi i parë është ndarja e masave ndëshkuese që vendosin Inspektorati Ndërtimor Kombëtar dhe inspektoratet vendore nga ndjekja penale. Prokuroria urdhërohet që të ndjekë penalisht çdo shtetas që provohet se ka ndërtuar pa leje, pavarësisht masave dhe veprimeve të kryera nga INUK apo INUV-et pranë bashkive dhe komunave. ..
Lajmin e plote nga Trazhgim Sokolaj e lexoni sot ne “Panorama” print  

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura