Ndërhyrje brutale, “killeri” kroat shokon Shvajnin

Feb 28, 2014 | 12:26
SHPËRNDAJE

Teksa djemtë e Guardiolës vallëzojnë në çdo ndeshje duke mos pësuar humbje as në 47 ndeshje radhazi, vjen një moment që ata dëmtojnë njëri-tjetrin gjatë stërvitjes. Në fund të stërvitjes ditën e mërkurë, para 1500 tifozëve, Bastian Shvajshtaiger për pak sa nuk u kthye në “gjahun” e kroatin Mario Manxukiç dhe në pacientin e radhës te infermieria. Teksa lojtarët po luanin me pasa të shkurtër, Manxukiç ishte në mes dhe duhej të përfitonte topin për të dalë nga mesi. Në momentin që topi pasohet te Shvajshtaiger, kroati kërcen si i çmendur duke ndërhyrë në mënyrë brutale me takë kundrejt kaviljes së zv.kapitenit. Mesfushori ndjeu dhimbje në kaviljen e majtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura