Ndarja nga jeta e Liljana Cingut, reagon Lulzim Basha: Mbretëreshë e valles shqiptare! Pararojë e një brezi të ndritur artistësh

Feb 6, 2024 | 9:28
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të valltares, Liljana Cingu, e cila u nda nga jeta në moshën 74-vjeçaren ditën e djeshme.

Liljana Cingu

Basha shprehet se është i hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta të “Mbretëreshës së valles shqiptare”, duke shtuar se falë punës së saj të palodhur ishte pararojë e një brezi të ndritur artistësh që e ngjitën vallen tonë në skenat më të rëndësishme të botës.

Ai shkruan se artistët si “Lili Cingu jetojnë gjatë në memorien e artdashësve për emocionet e papërshkrueshme që u kanë dhuruar për vite me radhë”.

“I hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta i ikonës dhe “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu.

Falë talentit dhe punës së saj të palodhur, Lili Cingu ishte pararojë e një brezi të ndritur artistësh që e ngjitën vallen tonë në skenat më të rëndësishme të botës.

Ndarjet janë përherë të dhimbshme, por artistët si Lili Cingu jetojnë gjatë në memorien e artdashësve për emocionet e papërshkrueshme që u kanë dhuruar për vite me radhë.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Cingu, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e mjeshtres së madhe! U prehtë në paqe”, shkruan kreu i PD-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura