Ndarja e mandateve, si në 2009 Ruçi: Shkelje e ligjit. Patozi: Hiqni barrikadat në KQZ

Jan 31, 2013 | 13:33
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kuvendi ka votuar sot me votat e maxhorances ndarjen e mandateve te deputeteve per zgjedhjet e 23 qershorit sipas formulës së vitit 2009.

Ndarja eshte miratuar pas debateve te gjata mes paleve me 72 vota pro, 63 kundër dhe 1 abstenim.

Kreu i grupit parlamentar te PS-se, duke akuzuar shumicen se nese vendos njeanshem ben nje krim dhe kompromenton zgjehdjet qe pa nisur ende, kerkon te mos votohet ndarja e mandateve ne kete senace.

“Po diskutojmë për një kryer një krim dhe uzurpim shtetëror për zgjedhjet ju po kërkoni të prishni rregullat e lojës, unë ju rikonfirmojë se nëse ju do e bëni këtë do keni përgjegjesi të madhe ndaj kushtetutës dhe do ndëshkoheni rëndë, moralisht, politikisht dhe ligjërisht, por tani ju bëj kërkesë, debatin e bëmë, në emër të grupit ta lëmë debatin, të mos e votojmë, të vazhdojmë si më parë që ju në emër të PD, unë në PS, të mblidhemi për ndarjen e mandateve e të përafrojmë qëndrimet në zbatim të plotë të kushtetutës, të kodit dhe precedentëve parlamentarë, ndryshe e keni kompromentuar procesin që sot”- tha ai.

Ruci ka deklaruar se ky ben precedentin e pare ne 22 vite. ” Ky rast bën precedentin e parë. Jemi në shkelje të kushtetutës, qw e përcakton voton vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Atë të barabartë po e hiqni, ju po hiqni një nen të kushtetutës. Në aspektin ligjor, kemi miratuar një kod me konsensus, neni 76 pika 2, thotë: KQZ kryen llogaritjen e ndarjes së mandateve dhe ia dërgon Kuvendit. Ku e keni? Nuk e keni sjellë. Neni 76 pika 3, numri i mandateve për cdo zonë zgjedhore nuk rishikohet vetëm në rast të zgjedhjeve të parakohshme. Informacioni që na sjell sekretarja nuk është rishikim mandatesh, nuk ka rishikim të mandateve vetëm në zgjedhje të parakohshme, atëherë i shpallni këto zgjedhje. Në aspektin procedural: në asnjë moment s’është vënë në lëvizje kuvendi me firmë të sekretares së KQZ dhe të sekretarit të Kuvendit”- tha ai.

Patozi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi ka reaguar pas fjalës së Rucit, duke akuzuar opozitën si bllokuese të procesit. “Nuk jetojmë në një epoke ku i bën lehtë hasha fjalët dhe qëndrimet, s’ka mbetur shqiptar pa i parë e dëgjuar, po të kishte krim morali në këtë mes, sot duhet të ishte dita më një ndjesë të fortë. Megjithëse kanë mbushur faqe gazetash me shpifje për gjoja manipulime, sot na shfaqen sikur asgjë nga këto nuk kanë ndodhur, për të mos shkuar për ngritjen apo jo komisionin hetimor po të krahasosh fjalimet. Sot po na akuzojnë sërish ne, pse nuk e miratojmë projektin e rrëzuar nga ata vetë në KQZ. Me cilën opozitë do të biem dakord ne me atë të para dy muajve, apo të sotme, me atë që kërkoi komision për manipulimet e tmerrshme në Kukës, apo atë që kërkon të miratojmë këtë projekt”- tha Ruci.

Sipas Rucit, sot opozita thotë se Kuvendi merr kompetencat e KQZ ndërkohë që ajo pikërisht këtë nuk po bën.

“Ndaj ne nuk trajtojmë një projektvendim që për shkak të aritmetikës së dobët të Ramës u rrëzua në KQZ kundër vullnetit tonë. Ndaj ne jemi të detyruar të kthehemi pas në kohë e të marrim në shqyrtim vendimin e fundit të ndarjes së mandateve. Ne jemi të painteresuar për mënyrën e ndarjes së mandateve se nuk e bazojmë suksesin në zgjedhje te harta elektorale, por jemi për zhbllokimin e procesit sa herë që dikush e fut në kolaps”- tha ai.

 Debatet

Deputeti i PD-se, Paloka, relator per ceshtjen ne fjale, ka lexuar para deputeteve relacionin per ndarjen e mandateve, miratuar nga Komisioni i Ligjeve, vetem me votat e shumices.

“KQZ ezauroi plotesisht rrugen administrative per te vendosur per ceshtjen e ndarjes se mandateve. Ai nuk mundi te miratoje vendim per kete ceshtje, pasi nuk u arrit numri i kerkuar i votave pro. Njollosja e procesit qe ne fillim nga anetaret e propozuar nga opozita, qe ne vend te zbatimit te ligjit, bene zbatimin e urdherit si militante politik. Kuvendi ka kompetence te plote te miratoje ndarjen e mandateve te deputeteve, eshte detyrim i vendosur ne Kodin Zgjedhor. Kuvendi nuk mund te lejoje futjen e procesit zgjedhor ne kolaps”- tha Paloka.

Sipas tij, Kuvendi nuk zevendeson rolin e KQZ, ndaj rruga e vetme mbetet miratimi i ndarjes se mandateve sipas zgjedhjeve te vitit 2009.

Gjiknuri: Berisha ne panik per zgjedhjet

Pas tij, deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri ka akzuuar maxhorances per diktat politik dhe ndarje te mandateve ne shkeje te plote te ligjit.

“Paniku qe e ka zene Berishen po e ben te veproje ne menyren me te njeanshme. I vetmi qellim i tij eshte te mbroje interesin e tij personal dhe familjes, qe duke braktisur certifikaten te gezoje ekzilin e tij politik ne qetesi. Kjo s’ka per te ndodhur”- tha Gjiknuri.

“Pas poshterimit qe i keni bere opozites, perdhunimit e te drejtave te popullit, per menyren si i keni shperndare parate, e tani po i dhunoni te drejten e votes, mos na lini te harrojme per t’u kthyer mbrapsht drejtesine e dhunuar”- tha me tej ai.

“Maxhoranca po konsumon një krim të dyfishtë elektoral, uzurpohet pushteti dhe po shtypet barazia e votës së shqiptarëve. Në ligj është e shkruar se kuvendi s’ka kompetencë tw veprojw pa vendimin e KQZ. Këta filluan të shesin kundërshtitë e anëtarëve të KQZ për arsye transparencë, jo per bllokim. Cfarë ishte ky bllokim? Ishte vetem kërkesë për transparencë lidhur me lëvizjet e palogjikshme në katër komuna të Kukësit. Berisha përdori flamurin në MB dhe filloi operacioni flamuri, një listë e plotë e njerëzish e urdhëruar në muajt e fundit vetëm që të rritej politikisht përfaqësimi i tij. Rezultati i operacionit flamuri nuk bënte që sytë e opozitës të mbylleshin para një rasti flagrant. KQZ urdhërohet politikisht të mos marrë vendim. Uzurpimin e pushtetit nga Kuvendi të një pushteti tjetër, kështu erdhi dhe Hitleri në fuqi, diktati i mazhorancës politike po kthehet në vetëgjyqësi politike, sekretarja e KQZ vë në lëvizje kuvendin, pra maxhorancë e diktuar politikisht urdhëron një nëpunëse, na sjell një vendim që ka vdekur për ndarjen e mandateve të vitit 2009, pse duhet me kaq urgjencë kur afati i fundit është 7 marsi, në 2009, mandatet janë miratuar në mars. Në atë vit MB ka dhënë informacion, si qenka kjo që cdo pretendim që ngre opozita u merrka për bllokim. Ky është diktat politik, nuk është mungesë konsensusi i cili shitet si bllokim për t’i krijuar mundësinë maxhorancës të bëjë vetëgjyqësi politike”- tha Gjiknuri.

Deputetët e maxhorancës dhe opozitës pritet te përfshihen në debat për disa orë rresht për çështjen e mandateve, çka u shndërrua në “mollë sherri” midis PD dhe PS-së.

Mosgjetja e konsensusit në KQZ për miratimin e rishpërndarjes së mandateve, sipas lëvizjeve demografike të vitit 2013, bëri që Kuvendi të miratojë formulën e vjetër të vitit 2009 të mandateve.

Me votimin e sotshëm, mandatet e Kuvendit për zgjedhjet e 23 qershorit do të kenë të njëjtën shpërndarje, siç është konfigurimi i Parlamentit sot.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura