Ndahet nga jeta valltarja Liljana Cingu/ Kryebashkiaku Veliaj: Ngushëllime të ndjera për familjen e mbretëreshës së valleve shqiptare

Feb 5, 2024 | 21:51
SHPËRNDAJE

 

Valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingu, është ndarë sot nga jeta në moshën 74-vjeçare.

cingu

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale shpreh ngushëllimet e përzemërta për familjarët e valltares.

“Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të mbretëreshës së valleve shqiptare, Lili Cingu. Ngushëllime të ndjera familjes!”, shkruan Veliaj në Facebook.

Liljana Cingun, ishte një nga valltaret e para shqiptare, por edhe pse u shkëput nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore prej vitit 1997, ajo nuk hoqi dorë kurrë nga skena.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura