Ndahet nga jeta kinematografi, Saim Kokona

Mar 30, 2012 | 18:40
SHPËRNDAJE
Saim Kokona

TIRANE- Ka ndërruar jetë në moshën 78- vjeçare fotografi dhe operatori i shumë filmave dokumentarë dhe artistik, Saim Kokona.

Saim Kokona është një kinematograf shqiptar, lindi më 26 shkurt të vitit 1934 në Gjirokastër, Shqipëri. Në moshën 10-vjeçare shpërngulet familjarisht në Tiranë, ku mori edhe arsimin e parë. Kreu liceun artistik, “Jordan Misja”, për pikturë. Studimet e larta i mbaroi në Çeki për operator në vitin 1960.

Saim Kokona

Nga viti 1960, deri në vitin 1991, kur edhe doli në pension, punoi në kinostudion “Shqipëria e Re” si operator, ku realizoi 30 filma artistikë e po aq filma dokumentarë. Ka punuar me regjisorë të shquar si: Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Piro Milkani, Gëzim Erebara, Xhanfise Keko, Rikard Ljarja, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani e shumë të tjerë.

Ndër filmat e tij më të suksesshëm janë: “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Ndërgjegjja”, “Brazda”, “Beni ecën vetë”, “Koncert në vitin 1936”, “Radiostacioni”, “Njeriu i mirë”, “Taulanti kërkon një motër”, “Apasionata”, “Shpella e piratëve” etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura