Ndahet nga jeta akademiku Shaban Demiraj

Aug 30, 2014 | 15:00
SHPËRNDAJE

Ndahet nga jeta ne moshen 94-vjecare akademiku Shaban Demiraj, gjuhetari i shquar, autori i shume veprave te historise se gjuhes shqipe, studiues dhe profesor i shume brezave. 

“Në nderim të jetës, veprës dhe figurës së akademikut Shaban Demiraj (1920-2014), do të organizohen homazhe në sallën “Aleks BUDA” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë më datën 31 gusht 2014 nga ora 11.00-12.00”- njofton Akademia e Shkencave.

Pas homazheve do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes në oborrin e Akademisë së Shkencave. Më pas do të vijohet me ceremoninë mortore në varrezat e Sharrës në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura