Shqipëria, ndër 8 vendet e mundshme për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë

Oct 31, 2013 | 11:00
SHPËRNDAJE

Shqiperia eshte renditur nje nder tete vendet e mundshme per shkaterrimin e armeve kimike siriane.

Lajmi publikohet ne “Global security newswire”, qe referuar burimeve te veta  e rendit Shqipërinë mes 8 vendeve të mundshme për shkatërrimin e arsenalit, duke shtuar se po negociohet edhe me vendet e tjera si: Norvegjia, Belgjika, Rusi, SHBA, Kina, Franca dhe Britania e Madhe. 

Paul Walker, drejtor i sigurisë mjedisore dhe qëndrueshmërisë në organizatën “Green Cross International” ka thene se Shqipëria, Belgjika dhe Franca, por duke theksuar këtu Shqipërinë dhe Belgjikën, si opsionet më të mundshme për ta realizuar shkatërrimin e armëve kimeve të Sirisë.

Sipas artikullit, Shqipëria në vitin 2007 ishte vendi i parë në botë që shkatërroi të gjithë arsenalin e saj të armëve kimike në mënyrë të verifikueshme gjatë një periudhe 6 mujore, duke përdorur furrë djegie gjermane por duke i ardhur në ndihmë edhe teknika zvicerane.

“Shqipërinë ma kanë përshkruar entuziaste lidhur me këtë çështje” tha Charles Duefles, i cili ka shërbyer në vitet 1990’ si zëvendës kryetar i Komisionit Special të Kombeve të Bashkuara. 

“Ka gjasa që Shqipëria të fitojë shumë para nga shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë dhe një sipërmarrje e tillë do t’i bëjë ata qytetarë të mirë ndërkombëtarë”-u shpreh Richard Butler, i cili më parë ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i komisionit special të Kombeve të Bashkuara për çarmatimin e Irakut. 

Ambasada Shqiptare në Uashington nuk e ka komentuar këtë çështje. Sipas Walker, Shqipëria mund të jetë një opsion i mundshëm por ekspertiza e dobët e teknikës dhe sigurimit mund të paraqesë probleme duke shtuar se këtë çështje mund ta realizojë ashtu siç duhet një vend i zhvilluar mirë. Mbetet ende e paqartë nëse ligjet e mjedisit të Shqipërisë mund të jenë më tolerante se ato të kombeve të Evropës Perëndimore. Megjithatë, çdo shenjë paralajmëruese që procesi i shkatërrimit mund të sjellë tym helmues apo kontaminim të ujërave nëntokësorë përbën jo vetëm problem serioz për shëndetin publik, por gjithashtu edhe një përgjegjësi politike për Uashingtonin dhe aleatët e saj, pasi janë ata që po mbikëqyrin këtë përpjekje”-u shpreh Walker.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura