Trafiku ndërkufitar mbetet shqetësues

May 31, 2011 | 19:30
SHPËRNDAJE
Foto Ilustruese

Policia shqiptare dhe ajo greke thonë se po bëhet mjaft shqetësues trafikimi i lëndëve narkotike në brezin kufitar mes të dy vendeve.

Në një raport të Zërit të Amerikës, thuhet se vetëm gjatë  dy javëve të fundit policia greke e Gumenicës ka bllokuar mbi 300 kilogramë lëndë narkotike, të llojit hashash, me prejardhje nga Shqipëria.

Të paktën 7 persona kanë rënë në pranga gjatë këtij muaji, nga kontrollet kufitare nga te dyja anët. Sasi më të vogla janë bllokuar edhe nga policia shqiptare.

Sipas policisë greke për herë të parë në rrjetet e transportimit të narkotikëve janë përfshirë  në anën greke edhe emigrantë të huaj. Sipas tyre Gumenica përdoret si pikë tranzite për shpërndrjen më pas në vende të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura