Naomi Campbell merr dhuratë një shtëpi ëndrrash

Sep 29, 2011 | 20:22
SHPËRNDAJE

Kjo është dhurata e fundit që modelja, Naomi Campbell mendohet se ka marrë për ditëlindindjen e saj të 41-të,  nga i dashuri, pasaniku rus, Vladislav Doronin, sipas disa raporteve të publikuara online.

Është në formën e syrit të lashtë egjiptian, “horus” në një vend i njohur si ishulli i Kleopatrës, në Gjirin Gokova në Turqi.

Shtëpia ekologjike, e cila është projektuar për t’i mbijetuar edhe fundit të botës, mban firmën e arkitektit Luis de Garrido.

Kështu, nëse një ditë do të vijë fundi i botës, Naomi e Vladislav dhe disa miq të tyre fatlum, do të jenë në gjendje të mbijetojnë!?

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura