Mungesa e PD, Rama: Vazhdojmë politikën e dorës së shtrirë

Oct 31, 2011 | 12:39
SHPËRNDAJE

TIRANE- Mesazh te shemtuar e ka quajtur kreu i PS-se, Edi Rama pergjigjen e dhene nga demokratet pas mungeses se tyre ne tryezen e PS-se per reformen ne drejtesi.

Në mbledhjen e grupit kuvendor, ne fjalen e tij hapese para mediave, Rama  falenderoi pjesëmarrësit në tryezë dhe gjithe ata qe kontribuan me sugjerime, nderkohe qe e konsideroi jo vetem te pajustifikuar, por edhe brutale mungesen e maxhoramces.

“Deputetët e Partisë Demokratike dhanë një mesazh të shëmtuar. Megjithatë ne do të vazhdojmë politikën e dorës së shtrirë. Ne jemi forca e të ardhmes”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura