Mundo Deportivo: Kombëtarja e madhe e Shqipërisë

Jun 30, 2014 | 17:24
SHPËRNDAJE

Shqipëria mund të luante në një botëror me një përfaqësuese të madhe. Kështu shkruan sot e përditshmja spanjolle, El Mundo Deportivo, duke iu referuar numrit të madh të futbollistëve shqiptare që luajnë në Brazil, por me kombëtare të vendeve të tjera.

“Gianni de Biasi trishtohet sa herë që sheh ndeshje të Botërorit dhe ndjek paraqitjen e shumë lojtarëve të cilët mund të luanin për “vendin e shqiponjave”, nisur nga origjina e tyre familjare.” Kështu e nis shkrimin El Mundoi Deportivo, e cila sjell në vëmendje Xherdan Shaqirin, vëllezërit Xhaka, Mehmedin, Xhemajlin, Behramin e deri Adnan Januzajn, që së fundi zgjodhi Belgjikën në vënd të Shqipërisë.

Shqipëria, një vend i vogël europian, i cili është më pak se 3 milion banorë, është një fabrikë lojtarësh të mirë, por që përdoren nga federatat e tjera. Në Kupën e Botës, thekson gazeta, Shqipëria mund të kishte një përfaqësuese e cila do të ishte kualifikuar për Brazil 2014, për herë të parë në historinë  e vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura