Mundi kancerin por nuk fitoi dot betejën me koronavirusin, vdes dramaturgu i famshëm

Mar 25, 2020 | 11:40
SHPËRNDAJE

Dramaturgu i njohur Terrence McNally ka vdekur në Florida për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Lajmi u dha nga bashkëshorti i tij Tom Kirdahy.

Fituesi 4 herë i Tony Awards kishte fituar më parë betejën me kancerin dhe kishte një  sëmundje kronike obstruktive pulmonare.

Ai konsiderohet një nga dramaturgët më të mirë të Amerikës dhe shkroi dhjetra shfaqje gjatë karrierës së tij gati 60-vjeçare.

“Më pëlqen të punoj me njerëz që janë shumë më të talentuar dhe më të zgjuar se unë, të cilët bëjnë më pak gabime sesa unë dhe mund të më kritikojnë kur nuk bëj diçka mirë,”- tha ai për LA Stage Times në 2013. “Shumë njerëz ndalojnë së mësuari në jetë dhe kjo është tragjedia e tyre.”

Teatrot e Broadway dhe New York, institucionet ku McNally la gjurmët e tij, janë mbyllur për më shumë se një javë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Dramaturgu vdiq në një spital në Sarasota. Ai la pas bashkëshortin e tij me të cilin bëri bashkim civil në 2003 në Vermont dhe u martuan në 2010 në Washington.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura