“Horizont drejt një Kushtetute të re”- Basha prezanton 6 propozimet për Reformën Zgjedhore: I shtrijmë dorën çdokujt, të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëhemi bashkë

Sep 21, 2023 | 17:27
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot Reformën Zgjedhore. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se është mundësia për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re.

lulzim bassha

Basha përmendi listat e hapura dhe vettingun në politikë si dy elementët kryesore të reformës zgjedhore.

Ai po ashtu tha se “ne shtrijmë dorën ndaj çdokujt që të lënë mënjanë ndasitë e të bëhemi bashkë për një reformë të rëndësishme”.

“Është mundësia për të shtrirë horizontin drejt një kushtetutë të re, horizonti i të cilës duhet të përmbledhë jo vetëm ndryshimet që nga 1998, 2008 famëkeqe që sot penalizon qytetarët dhe kontrollin e pushtëve por edhe horizontin e shpresës dhe të rinisë shqiptare.

Kjo natyrisht është një punë e jashtëzakonshme që kërkon vullnet politik. Sot do qëndrojmë në një nga stacionet për çlirimin e politikës dhe ekonominë shqiptarë, që janë propozimet për reformën zgjedhore.

Ne shtrijmë sot dorën ndaj çdokujt që të lënë mënjanë ndasitë e të bëhemi bashkë për një reformë të rëndësishme”, tha ndër të tjera Basha.

“Vetingu i politikanëve garanton që listat e hapura të mos kthehen në ankand për pastrimin e parave kriminale.  Listat e hapura marrin kuptim nëse i japim fund pabarazisë së votës

Shqipëria një zonë elektorale si Kosova, në daçi si vendet e BE. Të hapur edhe për ndarje me 3 ose 4 zona elektorale.  Rëndësi të ketë barazi të votës”, u shpreh Basha.

Propozimet e Lulzim Bashes 

1. Lista të hapura
Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari
2. Vetting për politikanët
Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale
3.Barazia e votës
Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin
4. Vota e diasporës
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë
5. President nga populli
Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli
6. Fund imunitetit nga ndjekja penale
Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura