Muaji i Ramazanit, Selim Muça uron besimtarët

Jul 30, 2011 | 15:50
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kryetari i Komunitetit Musliman, Selim Muça ka uruar gjithe besimtaret me rastin e muajit të madhënueshëm të Ramazanit, që nis të hënën në 1 Gusht.

Permes nje deklarate per mediat, ai uroi besimtarët per agjerim te lehte e te begate dhe uroi qe muaji i Shenjtë i Ramazanit, që i paraprin festës së Bajramit të Madh t’i bekojë të gjitha familjet me lumturi, paqe dhe dashuri kudo në botë.

Muca kerkoi nga besimtaret te përfitojnë sa më shumë nga muaji i madhënueshëm i Ramazanit, i bekuar nga Perëndia, duke deklaruar se “muaji i Ramazanit është muaji i bereqetit, begatisë dhe pajtimit”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura