Moskë, 20 miliardë euro kesh në aeroport, mund të jenë të Sadamit

Sep 30, 2013 | 12:34
SHPËRNDAJE

Një sasi prej 20 miliardë eurosh në kesh ndodhen të padeklaruara në paleta druri në një aeroport të Moskës prej gjashtë vitesh, mes supozimeve se kjo mund të jetë pasuria e zhdukur e ish-presidentit irakian Sadam Husein. Paratë tani ruhen nën masa të forta sigurie në një depo ngarkesash, në 200 paleta druri, ku secila prej tyre mban 100 milionë euro. Doganat ruse kanë kërkuar pronarin e vërtetë të këtyre parave dhe kanë vendosur kushtin se nëse do t’i marrë paratë, duhet të paraqitet personalisht për të deklaruar pasurinë, por ndërsa një sërë përpjekjesh të pasuksesshme janë bërë nga njerëz të ndryshëm për të marrë pasurinë, asnjë pronar nuk ka qenë mjaftueshëm bindës. “Ka mundësi që të jenë paratë e Sadam Huseinit”, tha një burim anonim nga Shërbimet Sekrete ruse për gazetën “Moskovsky Komsomolets”. Paratë, me kartëmonedha 100 euro, janë dërguar në aeroportin “Sheremetyevo” në Moskë nga Frankfurti më 7 gusht 2007 dhe që atëherë janë “ngrirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura