Ambasadorët: Dialogu, rruga e vetme drejt BE-së

Jun 30, 2011 | 12:08
SHPËRNDAJE

TIRANE- “Rruga e vetme per pershpejtimin e integrimit te Shqiperise ne BE mbetet dialogu politik mes qeverise dhe opozites dhe plotesimi i kritereve te lena si detyre nga KE”.

Keshtu ka deklaruar sot ambasadori i Hungarise ne vendin tone, Sandor Molnari, gjate konferences per shtyp me rastin e permbylljes se presidences hungareze ne Bashkimin Evropian, mbeshtetur nga ai i BE-se, Ettore Sequi dhe mabasadorti i Spanjes, Rafael Perez.

Molnari ka perseritur angazhimin e Hungarise per te mbeshtetur Shqiperine ne rrugen integruese, por ka theksuar se me pare vendi duhet te ndihmoje veten.

Ai ka theksuar se statusi duhet te arrihet sa me shpejt dhe Hungaria ofron gjithe mbeshtetjen e nevojshme per kete, por politika duhet t’i rikthehet dialogut ne permbushje te reformave te kerkuara.

I pyetur per situaten paszgjedhore ne Shqiperi, Molnari ka apeluar qe palet te pranojne vendimin e Kolegjit Zgjedhor, cilido qofte ai.

“Palët të pranojnë vendimin e Kolegjit, sepse në një vend ku sundon shteti i së drejtës duhet të pranohen vendimet e gjykatave”- tha ai, duke theksuar domosdoshmerine e reformes zgjedhore. Sipas tij, nje pike e lene si detyre nga nderkomebtaret eshte vazhdimi i kesaj reforme. “Kjo duhet te behet, pasi do të ketë zgjedhje të tjera dhe reforma zgjedhore duhet vazhduar, sepse nuk ndodhi kështu fatkeqësisht me zgjedhjet vendore”- tha Molnari.

Ambasadori Sequi nga ana e tij ka bere me dije se unioni tashme eshte me i forte se kurre dhe zgjerimi eshte prioritet. Ai ka kerkuar nga politika shqiptare qe integrimi te shikohet si nje axhende shume serioze kombetare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura