Mogerini në BE, Rama: Lajm i gëzueshëm

Aug 31, 2014 | 9:34
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një lajm shumë të gëzueshëm zgjedhjen Federika Mogerinit si shefe të politikës së jashtme në Këshillin Europian. Përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, Rama ka vlerësuar zgjedhjen në këtë post të Mogerinit, duke e cilësuar atë si një mike të mirë. “Fort i gëzueshëm lajmi i zgjedhjes së Federika Mogerinit, grua e re dhe e mençur, mike e mirë, nga sot shefe e politikes së jashtme të BE”, citohet në mesazhin e Kryeministrit Rama. Van Rompuy e ka prezantuar Mogerinin pas zgjedhjes si “fytyra e re e Europës”, e cila zëvendëson Katerin Ashton.

Tusk, president i Këshillit të BE
Kryeministri polak, Donald Tusk, është zgjedhur President i Këshillit të Bashkimit Europian. Për Kryeministrin Rama, kjo ka qenë një zgjedhje e shumëpritur, duke e cilësuar Tusk një reformator dhe europianist i vendosur. “E shumëmirëpritur për ne edhe zgjedhja e Kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk, si President i BE! Reformator dhe europianist i vendosur”, është shprehur Rama. Tusk do të zëvendësojë në këtë post Herman Van Rompuy. Vendimi është marrë dje gjatë mbledhjes së krerëve të shteteve dhe kryeministrave të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura