Mjekësia, si do pranohen 1654 studentët e rinj

Aug 31, 2013 | 12:48
SHPËRNDAJE

Rektorati i Universitetit të Mjekësisë
Rreth 1654 studentë do pranohen në Universitetin e Mjekësisë për vitin akademik 2013-2014. Pas vendimit të qeverisë pak muaj më parë, Rektorati ka nxjerrë një lajmërim ku vë në dijeni studentët për procedurat e pranimit.

Në të saktësohen rregullat edhe për regjistrimin e kandidatëve nga trevat, rishpërndarjen e kuotave të paplotësuara dhe tarifat e regjistrimit. “Në mungesë të aplikimeve nga ana e studentëve nga trojet përkatëse, kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës sipas propozimeve nga ministritë e arsimit dhe autoritetet përgjegjëse respektive. Njoftimi mbi rishpërndarjen do të bëhet i njohur në vazhdim”, thuhet në lajmërimin e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë. Sipas tij, pranimi i studentëve në vitin e parë të studimit në Universiteti e Mjekësisë Tiranë bëhet nëpërmjet parimit meritë – preferencë dhe kryhet në dy raunde (me dy formularët A2 dhe A3) dhe listat e fituesve dërgohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave. “Kandidatët që fitojnë të drejtën e studimit në Universitetin e Mjekësisë Tiranë i nënshtrohen vetëm një tarife vjetore shkollimi”, bën me dije Rektorati. Nga tarifa do të përjashtohen studentët që ndjekin ciklin e parë të studimit, ku bëjnë pjesë: personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë nga njësitë e qeverisjes vendore dhe ata që vijnë nga “familjet në nevojë”, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijët e policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur në detyrë, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS përjashtohen nga tarifa vjetore. Në çdo program studimi në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në vitin akademik 2013 -2014, tre studentët e parë me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë – preferencë) në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.
Në bazë të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës, kandidatët nga Republika e Kosovës aplikojnë direkt në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, në programe të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë. E njëjta procedurë ndiqet edhe për kandidatët nga Republika e Maqedonisë, nga Republika e Malit të Zi dhe nga prefektura e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.
Kuotat e pranimeve për personat e verbër ndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të listës së hartuar nga Shoqata Kombëtare e të Verbërve. Kuotat e pranimeve për romët dhe ballkano-egjiptianët ndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të listës së hartuar nga Shoqata Kombëtare e Romëve dhe Shoqata Kombëtare e Ballkano-Egjiptianëve, të vërtetuara nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Kuotat e pranimeve për të përndjekurit politikë ndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të listës së hartuar nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë dhe plotësimit të kritereve të vendosura nga Universiteti i Mjekësisë Tiranë.

Kuotat dhe tarifat
Fakulteti i Mjekësisë

Dega: Mjekësi e Përgjithshme
Kuotat: 288
Tarifa për program të parë 29,888 lekë
Tarifa për program të dytë 224,919 lekë

Fakulteti i  Farmacisë
Dega: Farmaci
Kuotat: 144
Tarifa për program të parë studimi 355,883
Tarifa për program të dytë 224,919 lekë

Fakulteti i  Mjekësisë Dentare
Dega: Stomatologji
Kuotat: 144
Tarifa për program të parë studimi 355,883
Tarifa për program të dytë 224,919 lekë

Fakulteti i Shëndetit Publik
Dega: Shëndet Publik
Kuotat: 48
Tarifa për program të parë studimi 355,883
Tarifa për program të dytë 224,919 lekë

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Dega: Infermieri e Përgjithshme
Kuotat: 336
Tarifa për program të parë studimi 29.888
Tarifa për program të dytë 224,919 lekë
Dega: Mami
Kuotat: 120
Tarifa për program të parë studimi 29.888
Tarifa për program të dytë 224,919
Dega: Fizioterapi
Kuotat: 48
Tarifa për program të parë studimi 29.888 lekë
Tarifa për program të dytë 224,919 lekë
Dega: Logopedi
Kuotat: 36
Tarifa për program të parë studimi 29.888 lekë
Tarifa për program të dytë 224,919 lekë
Dega: Imazheri
Kuotat: 96
Tarifa për program të parë studimi 29.888 lekë
Tarifa për program të dytë 224,919 lekë
Dega: Teknik i Lartë Laboratori
Kuotat: 96
Tarifa për program të parë studimi 29.888 lekë
Tarifa për program të dytë 224,919 lekë
Filiali i Kukësit
Dega: Infermieri e Përgjithshme
Kuotat: 100
Tarifa për program të parë studimi 29.888 lekë
Tarifa për program të dytë 224,919 lekë
Filiali i Sarandës
Dega: Infermieri e Përgjithshme
Kuotat: 150
Tarifa për program të parë studimi 29.888 lekë
Tarifa për program të dytë 224,919 lekë

ZIRINA LLAMBRO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura