Mjegull e ngricë, përplasen makinat në Kalimash

Nov 30, 2011 | 9:23
SHPËRNDAJE

KUKËS- Më shumë se 10 automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Durrës-Kukës-Morinë, që për fat ka kaluar pa probleme e të lënduar në njerëz.

Sipas policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të tunelit të Kalimashit, ku automjetet janë përplasur mes tyre në varg.

Nga të dhënat e para të policisë, shkak për karambolimin e automjeteve me radhë njëra pas tjetrës është bërë mjegulla e dendur dhe ngrica në rrugë.

Për një farë kohe në autostradë u bllokua qarkullimi, por shpejt situata u vu në kontroll.

Vetëm një grua dhe një fëmijë u transportuan në spital, por që mjekët garantuan se ata nuk kanë probleme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura