Misteri, këmba në Shëngjin e 74-vjeçarit të operuar

Apr 30, 2014 | 14:06
SHPËRNDAJE

LEZHE – Gjymtyra që u gjet dy net më parë në bregdetin e Kunes në Shëngjin i përket një 74-vjeçari që është operuar në Spitalin e Lezhës. Policia e këtij qarku ka zbuluar dje misterin e gjymtyrës së njeriut që vuri në alarm banorët që e gjetën, por edhe vetë blutë. Mjekët e Lezhës kanë vendosur ta operojnë dhe t’ia presin të gjithë gjymtyrën të moshuarit për shkak të një komplikacioni të rëndë. Por duke thyer rregulloren, ata nuk e kanë asgjësuar më pas gjymtyrën, por ua kanë dhënë familjarëve. Këta të fundit e kanë hedhur në lumin Mat, por gjymtyra përfundoi në bregdetin e Kunes. Për këtë ngjarje, policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për kryeinfermierin Enkelejd Gega, i cili ka pasur detyrë të merrej pas operacionit me procedurën e asgjësimit së gjymtyrës së prerë. Sipas rregullores, gjymtyra groposet nga ana e firmës së kontraktuar për mbetjet spitalore. Por ky veprim nuk është kryer nga ana e punonjësit të spitalit, duke ua dorëzuar mbetjen e trupit familjarëve të 74-vjeçarit. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se më datë 12.03.2014, në Spitalin Rajonal Lezhë është operuar shtetasi M. Gj., 74 vjeç, banues në Gëziq-Mirditë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, kryeinfermieri Gega është marrë në pyetje dhe ai ka deklaruar se ua kishte dhënë gjymtyrën familjarëve, pas kërkesës së vazhdueshme të tyre.     e.h

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura