Mister vrasja e ambasadores venezuelase në Kenia

Jul 31, 2012 | 12:14
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Venezuelës në Najrobi, Kenia, Olga Fonseka, u gjet e mbytur në dhomën e saj në rezidencën zyrtare të ruajtur nga policë e të rrethuar me gardh të elektrifikuar. Vrasja e saj konsiderohet një mister. Gjashtë persona janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje. Hetimet janë fokusuar në vendimin e ambasadores për të bërë disa shkarkime të pajustifikuara në staf. Disa prej të dyshuarve janë punonjës të Ambasadës. Autoritetet venezuelase kanë dërguar në Najrobi dy hetues për zbardhjen e vrasje së 57-vjeçares. Sipas mediave venezuelase, vrasja ka qenë tepër profesionale dhe nuk besohet të jetë kryer nga një person i zakonshëm. Në dhomën e ambasadores nuk kishte shenja dhe çdo gjë ishte e palëvizur nga vendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura