Misho, dilema te derbi, dëmtohet sërish Pejiç

Mar 31, 2011 | 12:52
SHPËRNDAJE

U mendua se Pero Pejiç e kaloi tërësisht dëmtimin e pësuar, mirëpo dje ai i ka vënë sërish në alarm bardheblutë, kur ka ndjerë dhimbje në kavilje. Për rrjedhojë, ka lënë përgjysmë dhe stërvitjen. Pas kontrollit nga stafi mjekësor, besohet se kroati do të jetë i gatshëm për derbin. Gjithsesi, nuk është ky problemi i vetëm. Gjatë seancës së djeshme stërvitore, u vu re se trajneri ka mjaft dilema për mbrojtjen, sidomos në qendër të saj, ku ka provuar dyshen Dabulla-Dushku dhe E.Muça-Dushku. Ndërkaq, edhe Jahmir Hyka është stërvitur i diferencuar dje, pasi ka pasur probleme me rrëzën e kofshës, por edhe ky nuk rrezikon aktivizimin. Vlen të përmendet se Bekim Bala është rikthyer dje pasdite nga Sllovenia, ku ishte grumbulluar me Shpresat e drejtuara nga Artan Bushati. Edhe pse me vonesë, lojtari është paraqitur në stërvitje, ku u përgatit veçmas grupit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura