Mishel Platini hedh në gjyq “France Football”

Jan 31, 2013 | 12:42
SHPËRNDAJE

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, nuk vonon me kundërpërgjigjen ndaj akuzave për implikim në çështjen e caktimit të vendit organizator për Botërorin 2022, që shkoi në Katar. Kreu i institucionit të futbollit europian u përmend në një raport prej 20 faqesh të publikuar nga revista prestigjioze “France Football”, sipas së cilës Platini ishte ndërmjetës në takimin mes ish-presidentit francez, Sarkozi e Kryeministrit të Katarit, Tamim bin Hamad al-Tani. “Kam të drejtën të thërras në gjyq këdo që vë në dyshim integritetin tim në këtë votim. Sarkozi nuk do t’ia kishte lejuar asnjëherë vetes që të më kërkonte të votoja për Katarin, sepse e di që unë nuk dëgjoj askënd për këto vendime. Ata nuk zbulojnë asgjë rreth darkës, sepse bëhet fjalë për informacione që unë i kam dhënë vetë dy vjet më parë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura