Mirjeta: Marieli po më mban peng, e pres sot në Shqipëri të sqarohemi

Apr 30, 2011 | 13:03
SHPËRNDAJE

Në fakt, as ajo vetë nuk ka çfarë të thotë ekzaktësisht për lidhjen e mbetur pezull mes saj dhe Marielit. Mirjeta, vajza 23-vjeçare nga Shkodra, duket se nuk pati shumë shans në dashuri, në historinë e saj të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother 4”, që pati kundërshtinë e familjes së tij, kryesisht nënës. Edhe pse Mirjeta doli nga loja më parë se Marieli, ndërsa ai arriti të ishte një ndër katër finalistët, ajo pohoi në të gjitha intervistat e saj në media se e dashuronte Marielin, e pasi ai të dilte nga shtëpia, do të kalonin tri net bashkë të mbyllur në një hotel, ndërsa më vonë do ta ftonte për pushime në Angli, vendi ku ajo ka jetuar prej 13 vitesh. Por me daljen e Marielit nga BB4, asnjë nga këto plane të Mirjetës nuk u bë realitet, ndërsa gazetat shkruan për një ndarje të çiftit, pasi Marieli nuk qëndroi me të në Tiranë, siç kishin bërë plan të dy, por u rikthye menjëherë në Itali pranë familjes. Deri tani asnjëri prej tyre nuk ka pohuar nëse janë ndarë vërtet, megjithatë mund të konsiderohet një lidhje që ka ngecur, ose një lidhje e hapur. Tashmë Mirjeta ka vendosur të jetojë për ca kohë në Shqipëri, ndërsa është angazhuar me një show bashkë me Ergysin e BB4. Por pavarësisht njohjeve të reja, ajo ka pohuar se në jetën e saj asgjë nuk ka ndryshuar dhe ende nuk ka krijuar ndonjë lidhje të re. “Unë kalova tre muaj me Marielin, dhe për mua nuk janë pak që t’i hedh poshtë kaq lehtë, aq më tepër që unë e ritheksoj se për Marielin kam ndier dhe vazhdoj të ndiej”. Ajo sqaron për lidhjen se “nuk di çfarë mund të them se si po shkon lidhja jonë, tashmë që Marieli është larguar në Itali, megjithëse flasim në telefon dhe shkëmbejmë mesazhe. Gjithsesi, Marieli ka mundësi të udhëtojë sot drejt Vlorës, pasi jemi të ftuar bashkë me banorë të tjerë të BB4, në inagurimin e një clubi, dhe shpresoj shumë të ulemi dhe të bisedojmë shtruar. Besoj që kjo do jetë një bisedë e rëndësishme dhe vendimtare për lidhjen tonë, dhe për t’ia thënë njëri-tjetrit në sy, nëse do vazhdojmë ta mbajmë lidhjen në largësi apo do t’i japim fund përgjithmonë”. tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura