Mirjeta e “BB”, pas divorcit dashurohet me biznesmenin

Aug 31, 2013 | 15:55
SHPËRNDAJE

Mirjeta: Pas dy muajsh lidhje më dhuroi një “Maserati” 130 mijë paund.

E sheh jetën me optimizëm dhe ndaj fati i ka buzëqeshur kësaj here në dashuri. Mirjeta Bajramaj, 25-vjeçarja nga Shkodra e cila u bë e njohur si lojtare në “Big Brother 4”, tashmë në një “love story” që e ka bërë të ndihet vërtet e lumtur këtë verë. Pasi i ka dhënë fund martesës së saj disamujore, Mirjeta na rrëfen historinë e saj të re të dashurisë me një djalë shqiptar që jeton prej vitesh në Londër. Ajo tregon për ditët gjithë adrenalinë që po shijon me profesionistin në gara makinash, makinën luksoze që ka marrë si dhuratë nga ai vetëm pas dy muajsh lidhje, dhe çfarë e ka bërë të ndihet e sigurt në këtë histori që e parashikon jetëgjatë…  
Mirjeta ndodhesh në Shqipëri për disa ditë plazh. Po si po shkon jeta jote në Londër, ndonjë dashuri e re?
Po, tashmë mund të them se kam të reja të bukura në jetën time për të treguar. Tani po dal me një djalë shumë të mirë.
Po punoj si gjithmonë, dhe për sa u përket pushimeve isha dy muaj me pushime në të gjithë Europën në një udhëtim mbresëlënës me makinë.
Si mund ta përkufizosh këtë periudhë që po kalon në shoqërinë e një partneri të ri?
Jam vërtet shumë mirë në të gjitha aspektet: ekonomi, shëndet e dashuri. Ndihem më mirë se kurrë.
Kush është djali që të ka bërë të ndihesh e dashuruar, ç’mund të na tregosh më shumë?
I dashuri im është 29 vjeç, një djalë shqiptar, por që prej vitesh jeton në Londër. Është i mirë, shumë profesionist në gara makinash dhe më e rëndësishmja është që më adhuron.
Sa kohë keni që njiheni dhe në ç’mënyrë e ka shprehur xhentilesën e tij ndaj teje?
Kemi dy muaj që njihemi, dhe natyrisht që më ka gëzuar me një dhuratë shumë të bukur, që është kjo makinë “Maserati” që shihni në foto. Makina kushton 130 mijë £.
Duket se fati të ka trokitur në derë kësaj here, si ndodhi që u takuat?
Me të vërtetë po, dhe do e marr avash këtë herë. Më mirë sesa ku u gjetëm, mund të them që më gjeti ai këtë herë. (qesh)
Keni vetëm dy muaj bashkë, e ndjen si dashuri të vërtetë?
Po, jemi shumë mirë bashkë. Për t’iu përgjigjur ashtu si duhet, mund të them se po e përjetojmë këtë lidhje njësoj si Romeo dhe Zhulieta.
Pak më sipër përmende faktin që është profesionist makinash, ky është dhe profesioni i tij?
Po, ai merret me shit-blerje makinash, plus që është profesionist në gara shpejtësie me makina këtu në Londër.
Si një i apasionuar pas makinave, cila është shpejtësia më e madhe që ke provuar në udhëtimet me të në makinë?
Woow! 280 kilometra në orë, dhe kemi qenë më garën e “Formula 1” që është në Londër në një ishull. Kemi qenë të dy për qejf një ditë të tërë, dhe o Zot çfarë adrenaline kemi përjetuar!
Keni vetëm dy muaj bashkë dhe ndihesh gati për ta deklaruar lidhjen me të. Çfarë të bëri ta dashuroje këtë djalë?
Më tërheq fakti që është plotësisht burrëror dhe me tipin e karakterin e tij më bën të ndihem e sigurt në çdo gjë me të.
Në momentin që të erdhi ky mashkull në jetën tënde, po jetoje ditë të qeta apo pesimizmi?
Të them të drejtën më erdhi në momentin që s’e prisja fare. Në fillim ishte një shok i mirë për mua, pastaj lindën ndjenjat dhe gjithçka erdhi natyrshëm. Tani them me bindje që jemi bërë për njëri-tjetrin.
Kjo lidhje vjen pas një martese të dështuar, je penduar për atë vendim?
S’dua ta diskutoj fare të kaluarën. Është një e shkuar e harruar për mua. Unë s’e kthej kokën mbrapa asnjëherë.
Po i dashuri yt e ka problem?
Aspak. Madje më thotë “Jam me fat që të gjeta”!
[portfolio_slideshow]

KLOTILDA HARKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura