Miratohet dëmshpërblimi për ish-të dënuarit e komunizmit, ja kush përfiton

Nov 22, 2017 | 18:03
SHPËRNDAJE

Qeveria ka miratuar dëmshpërblimin për të ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist. Sipas vendimit  do të miratohet dëmshpërblimi financiar për ish-të dënuarit politikë, sipas listës “A. Dënim me Burg, Izolim në hetuesi, Izolim në institucion mjekësor”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

ish-te-perndjekur-proteste-web-c1200x600

 

Më tej thuhet se masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të bëhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831,  datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.

Shuma e llogaritur të transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në llogaritë personale të tyre, të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9831, datë 12.11.2017, të ndryshuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura