Miloti i Etno Engjujve i jep fund beqarisë, martohet këtë verë

Apr 30, 2011 | 12:28
SHPËRNDAJE

Listës së këngëtareve që do të kurorëzohen këtë vit në martesë, do t’i shtohet edhe emri i Milot Hasangjekaj, anëtarit të grupit Etno Engjujt, njëri ndër Hip-Hop grupet më të njohura kosovare dhe i hiteve të shumta të prodhuara ndër vite. Miloti ka zgjedhur për bashkëshorte Marigona Kurshumliun, 23-vjeçaren nga Prishtinan me të cilën ka një lidhje shumëvjeçare. Dasma do të bëhet më 2 korrik një një ndër restorantet më luksoze në Prishtinë, me mbi 500 të ftuar. Ndër ta, ka këngëtarë, artistë dhe të ftuar të tjerë specialë. Velloja e nuses është porositur në Amerikë, e punuar me gurë të çmuar për t’u përshtatur sa më mirë me bukuroshen Marigona. Aktualisht çifti po merret me mobilimin e banesës në Prishtinë, ku do të zhvendosen menjëherë pas dasmës. Ndërkohë, gupi Etnoengjëjt vijojnë të jenë një grup shumë i pëlqëyer në Kosovë, Shqipëri e kudo në disporë, me këngë që janë bërë tashmë hite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura