Milo: PS të shkojë si fituese në zgjedhjet e 2013

Jul 31, 2012 | 12:29
SHPËRNDAJE
Paskal Milo

Kryetar i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ashtu si dhe partitë e tjera jo parlamentare, kundërshton mënyrën se si Partia Socialiste dhe Partia Demokratike miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Një ndër iniciuesit e ndryshimit të sistemit zgjedhor, Milo, deklaron se kurthet elektorale të dy partive të mëdha nuk do ta trembin në sfidën tjetër të madhe, që janë zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Madje, ai është optimist për të qenë pjese e Parlamentit të ardhshëm dhe në qeverinë që do të vijë nga rrotacioni politik. Pavarësisht kritikave të shpeshta në adresë të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, aleati më i vjetër Milo thotë se do të vazhdojë të jetë në koalicionin e majtë. Kryetari i PDS-së, në intervistën për “Vizion Plus” shprehet pro hapjes së koalicionit, me parti si Fryma e Re Demokratike apo Aleanca Kuq e Zi, edhe pse kjo duhet të behet sipas tij në konsulta dhe aleatet. Në fund, Milo preferon ta mbyllë intervistën me një mesazh për kryetarin e opozitës, që e majta të shkojë si fituese në zgjedhjet parlamentare të 2013.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura