“Milionat nuk bien nga qielli, por…”-Vokshi i përgjigjet Kryeministrit: Ja kur parashikohet anulimi i “Check-Up”

Mar 16, 2020 | 20:42
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e PD Albana Vokshi i përgjigjet deklaratave të Kryeministrit Rama në lidhje me sigurimin e parave për të marrë masat ekonomike për të ndihmuar bizneset.

Vokshi i kujton kreut të qeverisë dispozitën në kontratën e konçesionit të “Check-Up” ku sipas saj parashikohet anulimi i tij në rastet e një epidemie. Madje Vokshi shkruan në facebook-un e saj se kreu i qeverisë duhet ta kishte anuluar tashmë koncesionin.

vokshi

“Milionat vërtetë nuk bien nga qielli, siç thotë Edi Rama, por edhe tek Vilma Nushi nuk ka pse i çon. Nëse ka vullnet, Edi Rama ka ku i gjen paratë për të përballuar krizën.  Ligji parashikon mundësinë që kontrata e koncesionit korruptiv dhe të padobishëm e checkup-it të ndërpritet në raste epidemish.

Po kështu të gjitha kontratat e ngjashme abuzive të shëndetësisë, që nuk u shërbejnë qytetarëve, duhen ndërprerë!”, shkruan Vokshi. Kujtojmë se pak javë më parë selia blu depozitoi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion një kallëzim penal ku sipas opozitës konçesioni është i panevojshëm dhe është korruptiv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura