Milan Academy Junior Camp rikthehet në Tiranë

Jul 6, 2017 | 11:15
SHPËRNDAJE

 

Milan Academy Junior Camp rikthehet në Tiranë në datat 25-30 gusht. Aktivitetet e Akademisë Sportive Milan Junior fillojnë që në datën 6 korrik kur do të mbahet një konferencë shtypi për lançimin e aktivitetit Te Stela Resort në Tiranë.

milan junion camp

Data 29 korrik e gjen sërisht Milan Academy Junior Camp te Te Stela Resort me mbrëmjen Italiane. Kjo mbrëmje do të jetë edhe hapja zyrtare e Milan Academy Junior Camp 2017. Kjo natë do të shoqërohet me produkte Italiane të ndryshmë si dhe muzikë nga muzikantë të famshëm Italian. Gjatë kësaj mbrëmje do të jepen 5 kupona falas për fëmijët që nuk kanë mundësi finanicare për të marrë pjesë në Kamp. Por surprizat nuk mbarojnë këtu. Gjatë mbrëmjes do të shpërndajë edhe 40 bileta falas për ndeshjet e AC Milan gjatë sezonit 2017 – 2018.

Data 25 gusht do të jetë një ditë e dedikuar aktiviteteve në pritjen dhe njohjen e fëmijeve me trajneret dhe plotësime formulari. Ekipi i trajnerëve përbëhet nga profesionistë dhe ish-lojtarët të sektorit AC Milan. Në datat 26-27-28-29-30 do të zhvillohen stërvitjet në fushë. Kampi është i hapur për djemtë, në grupmoshën 6-16 vjec dhe ka një kohëzgjatje ditore prej 3.5 orë.

Rregjistrimet mund të bëhet përmes një formulari online ose në pikën e informacionit të MILAN-it e cila do jetë aktive Te Stela Resort.

Milan Academy Junior Camp ju mirëpret!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura