Meta uron Kryeministrin e ri italian: Pas 23 qershorit, zgjerojmë partneritetin

Apr 30, 2013 | 20:15
SHPËRNDAJE
Ilir META

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim i ka dërguar një letër urimi Kryeministrit të ri të Italisë, Enrico Letta.

“Emërimi juaj është dëshmi e përgjegjësive të mëdha që ju janë besuar nga forcat politike, ndërkohë që votëbesimi i parlamentit na jep shpresë se do të keni mundësi të përballeni me sfidat madhore që keni përpara, jo vetëm në të mirë të Italisë, por për mirëqenien e të gjithë Evropës”- shkruan Meta.

Meta siguron kryeministrin Letta se pas zgjedhjeve të 23 qershorit partneriteti i veçantë mes dy vendeve do të vazhdojë të zgjerohet në të gjitha fushat, me besim të plotë  në mbështetjen e qeverisë italiane në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë.

Nje dite me pare, Enrico Letta dhe kabinetit i tij u betuan para Presidentit te Republikes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura