Meta: Situata ekonomike, kambanë alarmi

May 31, 2013 | 12:00
SHPËRNDAJE
Kreu i LSI, Ilir Meta

TIRANE- Pergjegjshmeri te partive politike e ka quajtur kreu i LSI-së, Ilir Meta konsensusin e djeshem per miratimin e paketes se statusit ne Kuvend.

Gjatë një bashkëbisedimi me studentë në Universitetin Evropian të Tiranës, Meta vleresoi dy ngjarjet pozitive që ndodhën dje, miratimin e 3 ligjeve, në kulmin e fushatës elektorale dhe suksesin e Elhaida Danit, kengetares që arriti një sukses të madh në një vend të madh Evropian.

Pas miratimit të 3 ligjeve, Meta ka theksuar se situata ekonomike bazuar edhe në raportet e fundit të Bankës Evropiane për Zhvillim duhet të jetë këmbanë alarmi.

“Integrimi është tepër konkret, por përveçse institucional, ai duhet të jetë integrim i suksesshëm ekonomik. Kohët e arta të bumit ekonomik ,të kredive pa fund të dhëna nga bankat ka përfunduar jo vetëm këtu, por dhe vendet e tjera, ndaj jemi në një moment reflektimi dhe vendimmarrje për të rikonstruktuar ekonominë tonë që të mos bie në recesion, por të përgatitemi për të rimarrë veten për një zhvillim afatgjatë. Raporti i fundit i Bankës Evropiane për Zhvillim për 3 mujorin e parë thuhet se Shqipëria ka shënuar rënie, që përbën këmbanë alarmi”- tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura