“Meta-Prifti”, sot ekspertiza për videon

Oct 31, 2011 | 11:41
SHPËRNDAJE
Sekuenca nga videoja Meta-Prifti

TIRANE – Tre ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për verifikimin e video-përgjimit “Meta-Prifti” pritet të paraqesin në seancën e sotme përfundimet e tyre në lidhje me vërtetësinë e materialit. Një javë më parë, kur ishte lënë afati i dorëzimit të konkluzioneve, ekspertët kërkuan kohë, pasi nuk kishin përfunduar ende me sqarimet që duheshin dhënë për materialin e transmetuar nga emisioni “Fiks Fare”. Grupi i tre ekspertëve, ku bëjnë pjesë Ardian Pollo, Ermal Zeqiri dhe Artur Rrahmani, ka marrë 18 pyetje nga Gjykata e Lartë, pyetje të cilave kërkohet t’u jepen përgjigje pas verifikimeve kompjuterike në lap-topin e Dritan Priftit, orën e tij përgjuese dhe USB-në ku janë mbajtur materialet e regjistruara prej tij. Ekspertiza e videos në fjalë është kërkuar në kuadër të procesit që po zhvillohet në Gjykatën e Lartë, me akuzën e korrupsionit ndaj ish-zv.kryeministrit Ilir Meta. Prokuroria në fazën e hetimeve paraprake kishte kryer verifikimin e videove nga një specialist amerikan, por Gjykata e Lartë i konsideroi të pavlefshme përfundimet e këtij specialisti, pasi letërporosia e Prokurorisë së Përgjithshme kishte shmangur Ministrinë e Drejtësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura