Meta: Opozita kërkon t’i përdorë mandatet për konflikte

Apr 30, 2011 | 10:20
SHPËRNDAJE
Meta dje në Kamzë

Nga Kamza, ku mbështeti rikandidimin e Xhelal Mziut, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, e akuzoi dje opozitën se kërkon që t’i përdorë mandatet për konflikte. Duke iu referuar incidenteve elektorale në këtë zonë, Meta i ka ftuar qytetarët që të izolojnë të gjithë ata provokatorë, të cilët kërkojnë të dëmtojnë një proces zgjedhor që është me rëndësi jetike për komunitetin. “Jam i bindur se të tilla incidente nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët e Kamzës. Nuk kanë asnjë lidhje me bashkëjetesën tuaj të mrekullueshme këtu”, tha Meta, duke shprehur sigurinë se çdo gjë do të shkojë mbarë dhe se qytetarët e Kamzës, në mënyrë të qetë, të kulturuar, demokratike, do të shkojnë drejt kutive më 8 maj dhe do të shprehen me votën e tyre për programin më të mirë. “Jam po ashtu i bindur se programi më i mirë është ai i Aleancës për Qytetarin”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura