Meta: Normal të takohem me Ramën. Kreu i PS: Ai është në qeveri

Sep 30, 2012 | 12:02
SHPËRNDAJE
Gjatë Kongresit të PSE

Të majtët shqiptarë bashkë në Kongresin e PSE. Kreu i PS: Ne jemi në opozitë, LSI në qeveri.

Kreu i LSI: Normale që të takohem edhe me kreun e PS.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, janë takuar në Bruksel gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit të Partive Socialiste Europiane. Rama nuk e ka mohuar plotësisht një gjë të tillë, ndërsa Ilir Meta e ka pranuar një takim mes tyre. Gjatë një prononcimi dhënë dje në Bruskel gazetares së Top Channel, Arta Tozaj, Meta është shprehur se në Kongresin e PSE-së është takuar me të gjithë liderët socialistë, përfshi dhe Edi Ramën. “Unë jam këtu për t’u takuar me gjithë drejtuesit e partive socialiste e socialdemokrate të Ballkanit dhe të Europës dhe është normale që të takohem dhe me kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë”, u shpreh Meta. Ndërsa kryesocialisti Rama e mohoi të ketë pasur një takim të posaçëm mes tyre. “Jo, asnjë takim të posaçëm. Ne jemi në opozitë, LSI është në qeveri”, u shpreh Rama. Këto takime zhvillohen kur partitë politike shqiptare kanë nisur të mendojnë për koalicionet e tyre parazgjedhore. Deklaratat që vijnë nga selia rozë dhe nga selia e LSI-së nuk janë kategorike, por lenë hapësira për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura