Meta në Marok: Kontribut kundër terrorizmit

Oct 31, 2014 | 12:36
SHPËRNDAJE

Meta në Marok
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputetët Mimoza Hafizi, Gjovalin Kadeli dhe deputeti i PDIU Tahir Muhedini, nisi dje një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Marokut. Në takimin me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Marokut, Rachid Talbi Alami, u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy popujve. Meta në takim theksoi se “stabiliteti dhe zhvillimi i Marokut është një kontribut i vyer për të gjithë rajonin”, duke shprehur këtu vullnetin e palës shqiptare për të “rritur përpjekjet e përbashkëta në luftën ndaj terrorizmit dhe në funksion të rritjes së sigurisë, paqes dhe zhvillimit ekonomik në pellgun e Mesdheut”. Meta përsëriti ftesën për një vizitë të Presidentit të Dhomës së Përfaqësuesve të Marokut, Alami, në Shqipëri. Meta zhvilloi dhe një takim me Presidentin i Dhomës së Lartë të Parlamentit maroken, Mohamed Cheikh Biadillah.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura